Francezi Kylian Mbappe është prej golashënuesve më të mirë, ndërsa konsiderohet si një nga lojtarët që mund t’i thyejë rekordet e vendosura nga Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.
Mbappe është 24-vjeçar, por tashmë e ka fituar Kupën e Botës, Ligën e Kombeve, pesë herë është fitues i kampionatit francez dhe tri herë i Kupës së Francës. Ylli i PSG-së madje ka statistika edhe më të mira sesa sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland.
Ai në nivel ekipor ka realizuar 222 gola me PSG-në, ndërsa 27 të tjera i ka shënuar me Monacon.
Me Francën ka arritur suksese të mëdha, ndërsa në 73 paraqitje ka 43 gola gjithsej. Në total, Mbappe ka zhvilluar 404 ndeshje teksa ka 292 gola të realizuar.