Floyd Mayweather vazhdon me karrierën e tij perfekte.
Amerikani mbetet i pamposhtur në boks, pasi arriti të shënojë fitore edhe ndaj irlandezit, Conor McGregor, transmeton Koha.net.
Mayweather, që shënoi rekord prej 50 fitoresh duke tejkaluar legjendën Rocky Marciano, që kishte mbyll karrierën me 49 fitore, e mbylli dilemën e fituesit në raundin e dhjetë, që ishte një nga meçet më të shtrenjta në histori të boksit, shkruan BBC.
Ky ishte debutim për kampionin e UFC-së, në boksin profesionist.
Floyd Mayweather defeats Conor McGregor by TKO pic.twitter.com/Dw2n68coDu
— Sports Moments ? (@SPORTSHlSTORY) August 27, 2017