Max Verstappen e ka fituar Grant-Prixin e Styrianit.
Të dielën në Austri, Verstappen doli më i suksesshëm se ngasësit e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, të cilët plotësuan dy vendet tjera të podiumit.
Për Verstappenin është fitorja e tretë në katër gara dhe e katërta në përgjithësi. Për ekipin e Red Bullit është triumfi i katërt i njëpasnjëshëm.
Verstappen tani është lider në kampionatin e ngasësve me 156 pikë. Vendin e dytë e zë Hamiltoni me 138 pikë, kurse Sergio Perez është i treti me 96 pikë.