Max Verstappen i Red Bullit fitoi në garën e sprintit në Grand Prixin e Austrisë dhe në garën e të dielës do të niset nga vendi i parë.
Holandezi të shtunën mposhti dyshen e skuderisë së Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, ndërsa e rriti diferencën e pikëve ndaj Leclercut në 44 pikë.
George Russell i Mercedesit përfundoi në vendin e katërt, kurse shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, doli i teti.
Artikuj të ngjashëm