Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë, Max Meyer, është larguar nga skuadra e Fenerbahçes për t’u transferuar në Zvicër te FC Luzerni.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga klubi i elitës së futbollit të Turqisë, ku thuhet se kontrata është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.
Nga ana tjetër, klubi zviceran ka shkruar se ka nënshkruar kontratë me futbollistin deri më 30 qershor të vitit 2024.
Nga Fenerbahçe pritet të largohet edhe sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha. Për sulmuesin 24-vjeçar interesim kishin shprehur Mainzi dhe Stuttgarti, por ai mund të përfundojë në Premier League, te Leeds Unitedi.