Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Werder Bremen nuk heq dorë nga Mërgim Berisha

Mërgim Berisha

Skuadra e Werder Bremenit nuk heq dorë nga transferimi i sulmuesit kosovar, Mërgim Berisha. 

Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Gjermani. 

Werderi, që garon në Bundesligë edhe më herët kishte shprehur interesim për sulmuesin e Hoffenheimit.

Berisha pritet të largohet nga Hoffenheimi, ndonëse u transferua në verën e vitit 2023 për plot 14 milionë euro. 

Ai ka pasur një lëndim të rëndë e më pas telashe me ish-trajnerin. Dhe 26-vjeçari nuk shfaqi asnjëherë atë që pritej prej tij te Hoffenheimi.

Edhe Mërgim Berisha drejt Werder Bremenit Futboll Mërgim Berisha drejt Werder Bremenit

Kalimi te Werderi mund të realizohet në formë të huazimit.

Werderi aktualisht është i nënti në Bundesligën gjermane me 26 pikë.