Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matthjis de Ligti pranon ofertën e Juventusit

Super agjenti Mino Raiola ka thënë se Juventusi ka fituar garën për kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Ai tha se De Ligt ka pranuar ofertën e Juventusit.

“De Ligt ka pranuar ofertën e Juventusit dhe tash varet nga Ajaxi se si ata do të ballafaqohen me situatën”, deklaroi ai.

Ai po ashtu nuk mendon se holandezi mund të transferohet në Barcelonë.

Sky Italia pohon se Juventus do ti paguaj 12 milionë euro në vit, që i bie rreth 230 mijë në javë , De Ligtit.

Artikuj të ngjashëm