Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matt Doherty nënshkruan me Tottenhamin

Tottenhami ka nënshkruar me mbrojtësin Matt Doherty që lëviz nga rivali i Premier Leagues, Wolverhamptoni, derisa çmimi nuk është bërë i ditur.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Republikës së Irlandës, 28-vjeçari Doherty, firmosi për katër vjet me Spursin, transmeton KOHA.

Doherty u paraqit 300 herë për Wolvesin pasi iu bashkua ekipit nga Liga e Irlandës, përkatësisht klubi Bohemians në vitin 2010.

Ai u bë transferimi i tretë i verës për Spursin. Më herët ishin prezantuar edhe mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg dhe portieri Joe Hart.

Artikuj të ngjashëm