Valmir Matoshi ka shënuar gol me të nisur edicioni në kategorinë e dytë të Zvicrës në futboll. Të premten, Thuni barazoi 1:1 me Stade Nyonnais.
Matoshi 20-vjeçar, shënoi golin për Thunin në minutën e 89-të. Ai në lojë hyri në minutën e 72-të.
Matoshi luan në mesfushë. Edicionin e kaluar kishte pesë gola e tri asistime në 22 paraqitje për Thunin në kategorinë e dytë të Zvicrës.