Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Matiq thotë se Mourinho e bindi t’i bashkohej Romës

Mesfushori Nemanja Matiq është përforcimi i parë te skuadra e Romës për sezonin 2022/23. Matiq është prezantuar të mërkurën tek ekipi italian, të cilit iu bashkua si lojtar i lirë.

Ai me Romën ka firmosur kontratë njëvjeçare dhe do ta bartë fanellën me numrin 21. Matiq ka thënë se është shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdojë në Serie A, por ka zbuluar se ishte trajneri Jose Mourinho ai që e bindi të transferohej te Roma.

“Jose Mourinho me bindi menjëherë që t’i bashkohem këtij ekipi. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që do të jem pjesë e Romës, që është një ekip i madh me tifozë fantastikë dhe një trajner të jashtëzakonshëm”, ka thënë Matiq.

33-vjeçari sezonin e fundit ka regjistruar 33 paraqitje për Manchester Unitedin në të gjitha garat dhe ka bërë katër asistime.