Sport

Martinez vazhdon kontratën me Aston Villan

Emilano Martinez e ka vazhduar kontratën me Aston Villan. Portieri argjentinas do të mbetet pjesë e skuadrës angleze deri në vitin 2027.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit. 29-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës me Aston Villan.

Argjentinasi u transferua në vitin 2020 nga Arsenali për 17 milionë euro.

Këtë edicion ka bërë 30 paraqitje me Aston Villan në të gjitha garat.