Javi Martinez ka gjasa të kthehet te ish-skuadra e tij Athletic Bilbao në verë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Athleticut, Aitor Elizegi.
Martinez është pjesë e Bayern Muenchenit, mirëpo skuadra bavareze mund të shes atë për 20 milionë euro. "Athletic lehtësisht mund të paguajë shumën 20 milionë euro për Javi Martinezin, kemi kapacitet të paguajmë atë shumë, transmeton koha.net.
Kështu që nga aspekti ekonomik nuk do të ishte problem", ka deklaruar Elizegi për "Mundo Deportivo" të enjten.