Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ofron 15 milionë euro për Martinezin

Drejtuesit e Barcelonës kanë bërë ofertën e parë zyrtare për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez.

“AS” njofton të mërkurën, se Barça ka ofruar 15 milionë euro për ta bindur Bilbaon në lirimin e 31-vjeçarit gjatë kësaj vere.

Martinez ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bilbaon që skadon vitin e ardhshëm dhe po dëshiron të transferohet në “Camp Nou”.

Ai është pjesë e Bilbaos prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Real Sociedadi.