Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni i gatshëm të largojë Javi Martinezin

Foto: Reuters

Bayern Muenchen është i gatshëm të lejojë Javi Martinezin të largohet gjatë këtij afati kalimtar, ka raportuar të martën “Kicker”.

Spanjollit nuk i është ofruar kontratë të re dhe pritet të largohet si lojtar i lirë në verë, nëse Bayerni nuk e shet në janar.

Është raportuar se ai mund të kthehet tek Athletic Bilbao, skuadër prej ku edhe u largua gjatë vitit 2012.

Martinez këtë edicion në të gjitha garat për gjigantin gjerman ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime në 16 ndeshje.