Skuadra e Bayern Munichut nuk po heq dorë nga shërbimet e sulmuesit Julian Alvarez, ka raportuar “Sky Sports” të martën.
Madje, Bayerni po insiston në transferimin e argjentinasit gjatë kësaj vere duke pasur parasysh se Alvarez nuk ishte titullar te Manchester City.
Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri dhe 23-vjeçari po pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel. Alvarez është i gatshëm të largohet nga City për t’iu bashkuar Bayernit, ekip që është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.
Alvarez këtë edicion ka shënuar 17 gola në të gjitha garat për Cityn, ndërsa me kampionin e Anglisë ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Ai iu bashkua Cityt në fillim të vitit të shkuar nga River Plate.