Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martinez pranë kthimit te Bilbao

Foto: Reuters

Javi Martinez pritet të kthehet te Athletic Bilbao gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ekipi nga La Liga është në negociata me Bayern Muenchenin, ka njoftuar të mërkurën “Bild”.

Mësohet se Martinez ka kërkuar largimin nga bavarezët për shkak të minutazhës së vogël që ka patur këtë edicion, në të cilën ka regjistruar vetëm dhjetë paraqitje në të gjitha garat deri më tani, transmeton Koha Ditore.

Martinez 31-vjeçar, te Bilbao shihet si përforcim i duhur dhe ekipi spanjoll është i gatshëm që për kartonin e tij, të paguajë dëmshpërblim deri në 25 milionë euro.

Mesfushori Martinez te Bayerni është transferuar në vitin 2012 nga Bilbao për 40 milionë euro dëmshpërblim. Ai te Bilbao ka luajtur për gjashtë vite dhe është i gatshëm të kthehet. Martinez ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021.