Menaxheri Alejandro Camano ka thënë se klienti i tij, Lautaro Martinez, nuk do të largohet nga Interi. Ai ka thënë se Martinezi nuk ka kurrfarë arsye të largohet.
“Në këtë moment, ai nuk ka asnjë arsye të mendojë se ekziston edhe mundësia më e vogël që ai mund ta largohet nga Interi”, ka thënë Camano për “FC Inter News”.
Martinez me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. 22-vjeçari shënoi 25 gola dhe asistoi katër herë në 48 ndeshje sezonin 2021/2022.