Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro do të mbetet tek Interi

Lautaro

Lautaro Martinez do të mbetet tek Interi. Menaxheri i lojtarit, Alejandro Camano, ka bërë të ditur se argjentinasi do të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionit në fuqi.

“Ai po qëndron në Inter. Lautaro ka një kontratë pesëvjeçare me Interin, ai ndihet si një interist. Interi është në zemrën e tij. Ai ndihet si një tifoz shtesë në fushë”, deklaroi Camano.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026.

Për shërbimet e argjentinasit interesim kanë shprehur Liverpooli dhe Manchester City.