Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro i lumtur tek Interi

Lautaro

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi përkundër ofertave të shumta që ka marrë nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës.

Agjenti i tij, Alejandro Camano ka insistuar se Lautaro është shumë i lumtur tek Interi dhe nuk sheh arsye për t’u larguar nga ekipi italian në fund të këtij sezoni.

“Lautaro nuk mendon për veten, por vetëm për Interin pasi është shumë i lumtur që është pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Camano. Ditë më parë është raportuar se Interi po kërkon 90 milionë euro për lirimin e tij, ndërsa interesim ka shprehur skuadra e Manchester Unitedit.

24-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka shënuar 12 gola në 33 ndeshje.