Roberto Martinez ka treguar se ka drejtuar përfaqësuesen e Belgjikës për herë të fundit. Belgjika të enjten barazoi me Kroacinë dhe nuk kaloi grupin në Botërorin në Katar.
Martinez ka drejtuar Belgjikën që nga viti 2016. Nën drejtimin e tij, Belgjika arriti deri në gjysmëfinale në Kupën e Botës 2018. Martinez 49-vjeçar ka drejtuar gjeneratën e Belgjikës, të vlerësuar si “e artë”.
Nën drejtimin e tij Belgjika ka qenë disa herë e para në ranglistën botërore.