Ish-selektori i Belgjikës, Roberto Martinez, pritet së shpejti t’i kthehet punës së trajnerit. Mediumet belge kanë raportuar të premten se Martinezi pritet ta marrë drejtimin e skuadrës Club Brugge.
Thuhet se marrëveshja tashmë është arritur mes palëve dhe Martinez do të prezantohet tek ekipi i madh belg gjatë ditëve në vijim.
Në këtë post, Martinez do ta zëvendësojë trajnerin Carl Hoefkens, i cili u shkarkua ditë më parë. Martinez prej vitit 2016 ka qenë trajner i Belgjikës, por javë më parë u largua pas dështimit në Kupën e Botës “Katari 2022”. Në këtë turne, Belgjika u eliminua në fazën e grupeve.