Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata belge hap konkurs për trajner

Federata e Futbollit të Belgjikës ka publikuar njoftim pune për të gjetur pasuesin e Roberto Martinezit pas fushatës së tyre të dobët në Kupën e Botës.

Belgjika u eliminua në fazën e grupeve duke mos shënuar një fitore të vetme nga tre ndeshjet e saj. Pas dështimit në Katar, trajneri Martinez dha dorëheqje pas gjashtë vitesh të kaluara në krye të shtabit teknik te përfaqësuesja belge.

“Federata e Futbollit të Belgjikës po kërkon një trajner të ekipit përfaqësues. Trajneri i ri i përfaqësueses duhet të ketë ambicie të jashtëzakonshme dhe të ketë përvojën e nevojshme ndërkombëtare në nivel të larta, të njoh mirë anën taktike të futbollit si dhe të ketë aftësitë e duhura personale. Ai duhet të fokusohet në krijimin e një grupi të ngushtë dhe të dijë si të integrojë lojtarët e rinj”, shkruan në njoftimin e Federatës belge të futbollit.