Cagliari është afër finalizimit të marrëveshjes me ish-mbrojtësin e Fiorentinës, Martin Caceres.
“Tuttomercatoweb” raporton se Cagliari e dëshiron 34-vjeçarin në radhët e veta dhe pritet ta marrë si transferim të lirë, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar.
Qendërmbrojtësi e la Fiorentinën pasi i skadoi kontrata në qershor, ndërsa me Cagliarin pritet të nënshkruajë kontratë njëvjeçare.
Uruguaiani në të kaluarën karrierë ka bërë te Juventusi, Verona dhe Lazio në Serie A. Ka zhvilluar 166 ndeshje garuese në elitën e futbollit italian.