Mbrojtësi Martin Caceres do ta vazhdojë karrierën në SHBA. 35-vjeçari të enjten është prezantuar te Los Angeles Galaxy, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të këtij viti, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Caceres te LA Galaxy është transferuar si lojtar i lirë, pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me Levanten.
Caceres ka përvojë të madhe në futbollin evropian, pasi karrierë ka bërë edhe te Cagliari, Villarreali, Barcelona, Sevilla, Lazio, Fiorentina e Juventusi.