Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martiali mungon në ndeshjen e parë të Unitedit

Manchester Unitedi pritet të jetë pa sulmuesin Anthony Martial, në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në Premier League, kundër Brightonit, ka raportuar “Sky Sports” të enjten.

Dueli mes Unitedit dhe Brightonit, luhet të dielën në stadiumin “Old Trafford”, ndërsa Martial do të mungojë shkaku i lëndimit, që e pësoi gjatë fazës përgatitore. Mungesa e Martialit, i cili ishte titullar në ndeshjet parasezonale të Unitedit, i shkakton telashe trajnerit, Erik ten Hag.

Në mungesë të Martialit, titullar tek Unitedi pritet të jetë portugezi Cristiano Ronaldo, ndonëse ditë më parë, Ten Hag tha se ylli portugez do të jetë rezervist për këtë përballje.