Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo nuk do të jetë titullar ndaj Liverpoolit

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë startues te Manchester Unitedi në ndeshjen kundër Liverpoolit, që zhvillohet sonte prej orës 21:00 në “Old Trafford” dhe i takon xhiros së tretë në Premier League.

“Sky Sports” ka raportuar se trajneri Erik ten Hag ka vendosur që Ronaldo të jetë në bankën e rezervistëve për këtë përballje, ndërsa vendin e tij do ta zë francezi Anthony Martial. Martial sapo është kthyer nga lëndimi dhe trajneri holandez i ka besuar vendin e titullarit pas paraqitjeve të mira që i pati në fazën përgatitore.

Po ashtu, titullar ndaj Liverpoolit nuk do të jetë as qendërmbrojtësi Harry Maguire.

Manchester Unitedi në dy ndeshjet e para kampionale ka regjistruar dy humbje, ndërsa Liverpooli ka dy barazime.

Artikuj të ngjashëm