Anthony Martial raportohet se ka hapur bisedimet me Juventusin për transferim gjatë verës.
Sipas “Calciomercato”, përfaqësuesit e sulmuesit të Manchester Unitedit kanë kontaktuar me gjigantin e Serisë A për të diskutuar mundësinë e transferimit në fund të sezonit aktual.
Francezi ka pasur vetëm 17 paraqitje si startues për “Djajtë e Kuq” këtë sezon dhe ka vendosur të mos qëndrojë më si rezervist i Alexis Sanchezit.
Për 22-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Bayerni e Barcelona.