Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille me fitore të rëndësishme, vazhdon garën për titull

Marseille ka shënuar fitore të vështirë, por të rëndësishme në garën për titull në Ligue 1. Të dielën mbrëma, Marseille fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Touloue. Që në minutën e tretë Toulouse kaloi në epërsi me golin e Thijs Dallinga. Marseille reagoi vetëm në pjesën e dytë.

Chancel Mbemba Mangulu shënoi për 1:1 në minutën e 52-të. Cengiz Under kaloi në epërsi Marseillen në minutën e 59-të, ndërsa për 3:1 shënoi Nuno Tavares.

Ado Onaiëu shënoi golin e dytë për Toulousen në minutën e 87-të. Pas 24 xhirove, Marseille është në pozitën e dytë me 52 pikë. Udhëheq PSG-ja me 57 pikë. Toulouse mban vendin e 11-të me 32 pikë.