Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille fiton me përmbysje të rezultatit

Marseille ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në Francë. Ndonëse ishte duke humbur në pjesën e parë me rezultatin 1:0, Marseille përmbysi dhe fitoi 2:1 ndaj Auxerres. Kjo ndeshje i takoi javës së 33-të të Ligue 1 të Francës.

Me këtë fitore, Marseille është forcuar në vendin e dytë me 70 pikë, pesë më pak se lideri PSG.

Auxerre është në vendin e 14-të me 33 pikë. Birama Toure shënoi golin e epërsisë në minutën e 33-të.

Por, në pjesën e dytë, Marseille shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 75-të barazoi shifrat Çengiz Under, kurse dy minuta më vonë fitoren vendasve ia siguroi Alexis Sanchez.

Artikuj të ngjashëm