Skuadra e Marseillet i ka arkëtuar pikët e plota të premten mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Ligue 1 të Francës.
Marseille e mposhti thellë 5:1 Nicen në udhëtim. Me këtë fitore, Marseille del përkohësisht në vendin e parë me 28 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParis Saint-Germaini ka 27 pikë në vendin e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Mason Greenwood i shënoi dy gola për Marseillen, kurse nga një i shënuan
Pierre-Emerick Aubameyang, Timothy Weah dhe Igor Paixao.
Ndërkohë golin e vetëm për Nicen e shënoi Mohamed-Ali Cho.
Nice ka 17 pikë në pozitën e nëntë.