Marseille ka shënuar në fund golin e fitores në ndeshjen derbi të Francës ndaj Lyonit.
Marseille fitoi 2:1 të dielën në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Ligue 1 të Francës.
Çengiz Under në minutën e 44-t shënoi golin e parë, ndërsa Alexandre Lacazette në minutën e 68-të barazoi shifrat për Lyonin në 1:1.
Por, Malo Gusto shënoi autogol për t’ia siguruar Marseillet fitoren 2:1 në minutën e 92-të.
Me këtë fitore Marseille zë vendin e dytë me 67 pikë, kurse Lyoni në vendin e shtatë me 40 pikë.
Artikuj të ngjashëm