Marseille ka shënuar katër gola në pjesën e parë për fitoren e thellë, 4:2, ndaj Lorientit. Chancel Mbemba Mangulu shënoi që në minutën e tretë të ndeshjes së Ligue 1.
Pierre-Emerick Aubameyang shënoi gol tjetër në minutën e nëntë, ndërsa realizoi për 4:1 në minutën e 42-të. Në minutën e 33-të një gol për Marseillen e realizoi Leonardo Balerdi.
Golat për Lorientin i shënuan Roman Faivre në minutën e 41-të dhe Benjamin Mendy në minutën e 52-të.
Jonathan Clauss i Marseillet u përjashtua me të kuq në minutën e 80-të.
Pas xhiros së 15-të, Marseille është i gjashti në kampionatin francez me 23 pikë. Lorienti renditet i 16-ti me 12 pikë.
Artikuj të ngjashëm