Marseille ka fituar ndaj Troyesit për të dalë në vendin e dytë në tabelën e Ligue 1. Të dielën mbrëma, Marseille fitoi me rezultatin bindës, 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së 31-t xhiros së 31-të të kampionatit francez. Vitor Oliveira shënoi që në minutën e dytë.
Për 2:0 shënoi Cengiz Under në minutën e 40-të, ndërsa Vitinha shtoi gol tjetër në minutën e 64-t. Mama Balde shënoi golin për Troyesin në minutën e 91-të. Marseille ka kaluar në tabelë Lensin, që bie në vendin e tretë.
Marseille i ka 64 pikë, ndërsa Lensi 63. PSG-ja udhëheq me 72 pikë. Troyesit i është vështirësuar puna për të mbetur në Ligue 1. Renditet i 18-i me 21 pikë. Kjo pozitë dërgon në kategorinë e dytë.