Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marcelo, kapiteni i Real Madridit

Marcelo është konfirmuar si kapiten i Real Madrid pas largimit të Sergio Ramosit.

Ramos, kapiten prej gjashtë vjetësh, u largua nga madrilenët pas përfundimit të kontratës.

Me largimin e Ramosit, klubi spanjoll ka vendosur që shiritin e kapitenit t’ia besojë brazilianit Marcelos.

33-vjeçari është shprehur i lumtur me vendimin e klubit madrilen. “Jam jashtëzakonisht me fat. Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të jesh kapiten i klubit më të madh në botë. Mezi pres fillimin e sezonit të ri”, u shpreh Marcelo.

Mbrojtësi brazilian është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2007.