Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marc Gasol ndan rrugët me Lakersin

Los Angeles Lakers i ka ndarë rrugët me yllin spanjoll të basketbollit, Marc Gasol, pas vetëm një viti. Kalifornianët i kanë dhënë 36-vjeçarit mundësinë e transferimit te Memphis Grizzlies si pjesë e një shkëmbimi, por sipas ESPN-it, Gasoli pritet të kthehet në Spanjë.

Gasoli e fitoi titullin e kampionit në NBA me skuadrën Toronto Raptors në vitin 2019. Te Memphisi, basketbollisti i qendrës i kaloi 11 vjetët e para në NBA.

Lakers deri tani është përforcuar me Dwight Howard dhe DeAndre Jordan, ndërsa pritet ta marrë edhe kinezin Wang Zhelin.

Kampioni i Botës dhe Evropës, Gasol, së fundmi u tërhoq nga Përfaqësuesja e Spanjës bashkë me vëllain e madh, Pau Gasolin, pas Lojërave Olimpike në Tokio. Pau Gasol, dy herë kampion me Lakersin, iu bashkua Barcelonës në muajin shkurt.

Artikuj të ngjashëm