Pau Gasol e luajti ndeshjen e tij të parë në dy vjet të premten, pas rikthimit te Barcelona, ekip me të cilin e filloi karrierën para dy dekadash.
Ish-kampioni i dyfishtë në ligën NBA me skuadrën Los Angeles Lakers, nuk ka luajtur që prej vitit 2019-të, kur u paraqit për herën e fundit kundër Milwaukee Bucks.
40-vjeçari që luan në pozitën e qendrës luajti në “Euroleague” kundër Bayern Munichut.
Shënoi nëntë pikë dhe katër kërcime në 13-të minuta. Bayerni në fund fitoi me rezultatin 82:72.