Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maqedonia e Veriut barazon me Moldavinë

Maqedonia e Veriut ka barazuar në miqësore me Moldavinë, në ndeshjen që u zhvillua të premten gjatë ditës në Antalya të Turqisë.

Maqedonia e Veriut dhe Moldavia barazuan me rezultatin 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre shqiptarë ishin titullar te Maqedonia e Veriut, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi. Nga minuta e 63-të u inkuadrua Agon Elezi, kurse në minutën e 77-të, në lojë hyri edhe Redon Qamili.

Bojan Miovski shënoi për Maqedoninë e Veriut, kurse Vitalie Damascan shënoi për Moldavinë.

Miqësoren e radhës, Maqedonia e Veriut e luan me Malin e Zi, sërish në Antalya.