Drejtuesit e Manchester Unitedit janë në negociata të avancuara me Juventusin për sulmuesin kroat Mario Manxhukiq.
“Gazetta dello Sport” ka shkruar të premten se Manchesteri është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për transferimin e Manxhukiqit, i cili pritet të largohet nga Juventusi gjatë këtij muaji, transmeton “Koha Ditore”.
Gjithashtu, ekipi anglez i ka ofruar kroatit 33-vjeçar, kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi dhe një pagë vjetore deri në pesë milionë euro.
Manxhukiq ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 kurse ka fituar katër tituj kampioni në Serie A. Ai edicionin e shkuar realizoi dhjetë gola në 33 ndeshje kurse karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi, Bayern Muencheni e Wolfsburgu.