Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane refuzon Real Madridin

Sadio Mane nuk do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit gjatë kësaj vere.

“Bild” ka raportuar të premten se Mane ka refuzuar ofertën e Realit për shkak se dëshiron të mbetet pjesë e Bayernit.

Mësohet se ai ia ka bërë me dije Bayernit se nuk dëshiron të largohet këtë verë, përkundër që klubi e ka nxjerrë në shitje për çështje disiplinore.

Senegalezi është i vendosur ta dëshmojë veten te skuadra gjermane, së cilës iu bashkua vitin e shkuar nga Liverpooli.

Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa edicionin e fundit shënoi 12 gola dhe asistoi 6 herë në të gjitha garat.