Sadio Mane është shprehur se është i lumtur momentalisht te skuadra e Liverpoolit, që vazhdon të konkurrojë për disa trofe në këtë edicion.
“Të kuqtë” janë në luftë edhe për ta fituar Prmeier Leaguen. Një gjë e tillë u konfirmua të martën, kur Liverpooli mposhti Aston Villan 2:1 në “Villa Park”, me rikthim të rezultatit.
Liverpooli tashmë e ka fituar Kupën e Ligës dhe është në finale të Kupës FA me Chelsean dhe në finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.
“Kur kemi fituar trofe mendoj se kam qenë edhe më i kënaqur. Mundohem të kënaqem me secilin moment dhe të provojë të shënojë e asistojë për bashkëlojtarët. Mendoj se ka të bëjë më shumë për punën ekipore. Djemtë ma lehtësojnë punën edhe mua dhe momentalisht jam shumë i lumtur”, ka thënë Mane pas fitores të martën mbrëma.