Sulmuesi Sadio Mane beson se Liverpooli ka skuadër për të fituar katër trofetë për të cilët është në garë këtë edicion.
Senegalezi vlerëson se për të arritur një gjë të tillë skuadrës i duhet ende shumë punë për të bërë.
“Mendoj se është herët për të folur për të fituar katër trofe. Por natyrisht se mendoj që ne duhet të luftojmë për ta, sepse kemi ekipin për të luftuar për trofe dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur këtë”, tha Mane.
Liverpooli deri tani ka fituar Kupën e Ligës, derisa është në finale të FA Cup. Është në garë për titull të kampionit në Angli dhe në gjysmëfinale të Champions Leagues.