Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli mban gjallë shpresat për titull

Liverpooli ka vazhduar të shpresojë për titullin kampion të Premier Leagues. Të Kuqtë triumfuan 2:1 në udhëtim te Aston Villa.

Vendasit kaluan të parët në epërsi pas vetëm tre minuta, me Douglas Luizin. Por Liverpooli u kundërgjigj në minutën e 6-të me Joel Matip.

Golin e fitoren për skuadrën e Jurgen Klopp e realizoi Sadio Mane në të 65-n.

Me këtë fitore, Liverpooli ka 86 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe City si i pari, por që ka një ndeshje më pak. Aston Villa është e 11-ta me 43 pikë.

Artikuj të ngjashëm