Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mane: Bayerni, ekipi më i mirë në botë

Sulmuesi i ri i Bayernit, Sadio Mane, ka thënë se aspak nuk ka hezituar për t’iu bashkuar Bayernit, që e sheh si ekipin e duhur për ta vazhduar karrierën.

Mane u prezantua të mërkurën te Bayerni, ndërsa në konferencën për shtyp insistoi se do të jetë pjesë e ekipit më të mirë në botë. Mane te Bayerni u transferua nga Liverpooli dhe me ekipin gjerman ka firmosur kontratë deri në vitin 2025.

“Mendoj se Bayerni është ekipi i duhur për mua. Në momentin që kam folur me trajnerin Julian Nagelsmann, kam mbetur i mahnitur me projektin dhe menjëherë kam dashur të jem pjesë e tij. E kam përcjellë Bundesligën dhe mund të them se Bayerni është ekipi më i mirë në botë”, tha ndër të tjera Mane.

“Dua të shënoj shumë gola dhe të bëjë asistime. Misioni im është i qartë, të bëjë paraqitje të mira dhe ta ndihmoj ekipin drejt trofeve”.