Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man.City nuk ka hequr dorë nga Kane dhe Haalandi

Manchester City nuk do të kërkojë të gjejë zëvendësues për Ferran Torresin në janar. Spanjolli u transferua te Barcelona.

“ESPN” shkruan se 55 milionë eurot që ka siguruar City nga shitja e Torresit, do të shpenzohen në afatin kalimtar të verës.

Raportohet se kapiteni i Tottenhamit, Harry Kane dhe ylli i Dortmundit, Erling Haaland janë në listën e Cityt.

Drejtuesit e klubit anglez po planifikojnë që në verën e vitit 2022 t’i sjellin në “Etihad”, Kanen dhe Haalandin.