Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City largon lojtarë për ta transferuar Haalandin

Manchester City është duke përgatitur largimin e disa lojtarëve në vitin 2022.

Kjo do të hapte rrugën që sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, t’i bashkohet “qytetarëve”, ka shkruar të premten “Manchester Evening News”.

“Blutë” synojnë huazimin e Pedro Porros te Sportingu, Ko Itakuras te Schalke dhe Morgan Rogers te Bournemouthi. Mbi të gjithë është largimi i Ferran Torresit te Barcelona.

Me paratë e kursyera, City synon ta transferojë shtatlartin e “verdhezinjve”, vlera e të cilit sillet rreth 150 milionë euro.

Haaland në 16 ndeshje në të gjitha garat sivjet ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.