Italiani Roberto Mancini do të jetë selektor i Përfaqësueses së Arabisë Saudite. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Mancini së shpejti do të prezantohet tek Arabia Saudite, pasi tashmë ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të këtij vendi.
Mësohet se Mancini do të firmosë kontratë deri në vitin 2026 me një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh. Ai para dy javësh u largua pa pritur nga posti i selektorit të Italisë, në të cilin ishte emëruar në vitin 2018.
Mancini me Italinë e ka fituar Kampionatin Evropian, ndërsa synimi i tij me Arabinë Saudite është triumfi në Kupën e Azisë. Kjo garë mbahet në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Arabia Saudite nuk e ka fituar prej vitit 1996.
Sukseset Mancinit si trajner nuk i kanë munguar as në nivel klubesh, pasi ka fituar trofe me Fiorentinën, Lazion, Interin, Manchester Cityn e Galatasarayn.