Selektori i Italisë, Robert Mancini ka shpjeguar vendosjen taktike në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe ka siguruar që italianët do të luajnë për ta fituar secilën ndeshje në Euro 2020.
“Zvicra është ekip i fortë. E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë dhe kështu ishte. Ne kemi pasur raste, kemi mundur të shënojmë më herët. Në fund e kemi merituar fitoren”, ka thënë Mancini për RAI Sport.
“Kemi luftuar në minutat e parë. Më pas kemi bërë presion të lartë dhe i kemi detyruar të bëjmë gabime. Djemtë janë paraqitur vërtetë mirë. Nuk ishte lehtë. Ishte ndeshja e dytë në pesë ditë dhe ishte ngrohtë. Ne kemi ndryshuar sistemin për të marrë frymë, pasi ishim të lodhur dhe duhej të bënim rregullime”, ka thënë selektori i Italisë.
“Ne luajmë për të fituar secilën ndeshje dhe të shohim çka do të ndodhë. Ia kushtojmë këtë fitore të gjithë italianëve që janë duke vuajtur momentalisht”