Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Mancini e vlerëson të merituar fitoren

Seleksionuesi i Italisë, Robert Mancini e ka vlerësuar të merituar fitoren 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinale të Euro 2020.

“Ne e kemi merituar fitoren. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Qartë se kemi vuajtur në dhjetë minutat e fundit pasi ishim të lodhur. Por kemi mundur të shënojmë më shumë gola më herët”, ka thënë Mancini për RAI Sport.

“Ka pasur raste nga të dy palët, ishte ndeshje e hapur. Tani le të shijojmë fitoren e më pas mund të mendojmë për Spanjën. Urime për djemtë, kanë bërë punë të madhe. Ne nuk kemi synim minimal. Ne duam të bëjmë më të mirën. Janë edhe dy ndeshje, të shohim se çka do të ndodhë”.