Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, e ka vlerësuar rezultat të drejtë fitoren e Italisë.
Italia fitoi 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinale të Euro 2020.
“Ky rezultat godet shumë, por e kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne kemi pasur dy raste, por portieri i tyre ka bërë pritje të mirë. Po ashtu mendoj se golin e parë e kemi pranuar shumë lehtë. Vërtetë ka mundur të shkoj ndryshe, por Italia e ka merituar të fitojë këtu”, ka thënë Courtois.
Artikuj të ngjashëm