Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini është shprehur i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij në takimin ndaj Uellsit.
Trajneri italian bëri disa ndryshime në formacionin bazë në fitoren 1:0.
“Të gjithë lojtarët të cilët u paraqiten në këtë ndeshje vërtetuan se janë këtu futbollistë që mund të bëjnë dallimin sa herë që janë në fushë. Fitimi i ndeshjes nuk ishte i domosdoshëm por gjithsesi ne luftuam për fitore dhe kjo tregon shumë. Çdo ndeshje është e vështirë dhe duhet të përqendrohemi maksimalisht”, deklaroi Mancini.